LDK: Qeveria Kurti për një vit ka lënë jashtë funksionit institucione të pavarura

LDK: Qeveria Kurti për një vit ka lënë jashtë funksionit institucione të pavarura

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e konsideron si shqetësuese mosfunksionalizimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordit të Pavarur te Mediave.

Në një konferencë për medie, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se në kohën kur Kosova po përballet me rritje të çmimeve, mosfunksionalizimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ( AKK), ndikon që këto çmime te rriten ne kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa ka thënë se vonesat në emërimin në OSHP e në Bordin e Pavarur të Medieve, është tentim për kapje dhe politizim të këtyre organeve.
“Qeveria e Kosovës ka lënë përjashta për afër një vit organe të rëndësishme si Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, Autoriteti Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordin e Pavarur të Mediave”

“Vonesën për mosfunksionalzimin e këtyre institucioneve është si tentim për kapje dhe politizim të këtyre organeve. Në të njëjtën situatë ka ndodh edhe konkurrenca për emërimin për kryetar te bordit të mediave. Në situatë të rënduar socio-ekonomikë, shtrenjtimit të energjisë dhe produkteve ushqimore, kërkojmë nga Qeveria dhe shumica parlamentare të ndalin praktiken e mos funksionalizimit”, tha Manaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles