Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë kohë për ta siguruar shumicën parlamentare për votimin e Qeverisë Konjufca, shkruan Gazeta “Enigma”.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se s’ka votë për kabinetin e ri. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, i tha “Enigmës” se “LDK nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar, por as informal sa jam unë në dijeni dhe informacione. Qëndrimi ynë për ditën kur do të paraqitet kabineti i ri është i qartë, është votë kundër”.
Kujtojmë se Konjufca deri më 19 nëntor ka kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit. Pas kësaj date, presidentja Vjosa Osmani mund të shpallë menjëherë zgjedhjet ose të presë deri në përmbushjen e afatit 60-ditor që rrjedh nga emërimi i mandatarit të parë./Gazeta Enigma/
