Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, Vitali Klitschko, i cili aktualisht është kryetar i Kievit, i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe u ka kërkuar funksionarëve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë.
50-vjeçari ka nisur trajnimin me rezervistët ushtarakë të Ukrainës në mes të tensioneve në rritje midis vendit të tij dhe Rusisë.
“Shumë prej nesh e kanë kryer shërbimin ushtarak dhe ato aftësi duhet të riktheheshin. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm të një vendi që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, ka thënë Klitschko për Daily Telegraph.
Ish-boksieri ka aluduar për konfliktet e kahershme në Ukrainë, pas të cilave rajoni i Krimesë u aneksua njëanshëm nga Rusia në vitin 2014.
????In an exclusive interview, the boxer turned politician urged western allies to meet Russian aggression with strength of their own https://t.co/RldZZSdeGf— The Telegraph (@Telegraph) January 1, 2022
Ndërkaq, në javët e fundit, Kievi e ka akuzuar Moskën për grumbullimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në afërsi të kufijve me Ukrainën në përgatitje për një ofensivë të mundshme.
Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se është në përgatitje të çfarëdo sulmi, porse e ka akuzuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sjellje destabilizuese dhe ka kërkuar garanci kundër zgjerimit të NATO-s në lindje.
Së bashku me legjendën e futbollit, Andriy Shevchenko dhe vëllanë e tij, Wladimir, Klitschko është një prej sportistëve më të popullarizuar në Ukrainë.