Presidenti i Ankaragucus arrestohet, zbulohet deklarata e tij skandaloze në Polici

Presidenti i Ankaragucus arrestohet, zbulohet deklarata e tij skandaloze në Polici

Futbolli turk u trondit nga një skenë e shëmtuar në fundin e ndeshjes mes Ankaragucus dhe Rizespor që përfundoi baras 1-1.

Presidenti i vendasve, Fati Koca zbriti në fushë dhe grushtoi gjyqtarin e ndeshjes Halil Umut Meler.

Kjo ka bërë që Federata e Futbollit të Turqisë t’i pezullojë për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet në futbollin turk.

Policia e shtetit ka arrestuar presidentin e Ankaragucus, Fati Koca i cili ka dhënë edhe një deklaratë në stacionin policor se pse ka bërë këtë veprim.

“Në këtë kohë, unë e godita arbitrin në fytyrë. Shuplaka që dhashë nuk shkaktoi frakturë. Më largoi nga vendi i ngjarjes për shkak të sëmundjes së zemrës, përveç kësaj, nuk kam dijeni për ndonjë incident që ka ndodhur”, tha presidenti i klubit nga kryeqytetit i Turqisë.

Reagime të shumta ka pasur për këtë ngjarje, derisa askush deri më tani nuk e ka përkrahur dhunën e presidentit Fati Koca dhe të gjithë e kanë dënuar atë.

Related Articles