Leipzig shtynë festën e Bayernit me golin e barazimit në sekondat e fundit

Leipzig shtynë festën e Bayernit me golin e barazimit në sekondat e fundit

Skuadra e RB Leipzig ka barazuar shifrat ndaj Bayern Munchen në sekondat e fundit të ndeshjes.

Golin për 3:3 e shënoi sulmuesi danez, Poulsen.

Me këtë barazim, matematikisht shtyhet festa e Bayern Munchen për titullin kampion.

Skuadra e Vincent Kompanys tani duhet pritur ndeshjen e nesërme të Bayer Leverkusenit ndaj Freiburgut dhe në rast se ndodh ndonjë barazim apo humbje e ekipit të Xabi Alonsos mund të festojnë titullin e 34 në histori.

Por, nëse shohim gollaverazhin, është shumë e vështirë që edhe nëse Bayern Munchen humb dy ndeshjet e fundit, të mos shpallet kampion.

Kështu që tifozët “bavarez” mund të festojnë.

Ky barazim i konvenon shumë Leipzigut, që po lufton për një vend në garat e UEFA-s. Tani ata janë në vendin e pestë me 50 pikë.

Related Articles