Lekaj: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, e ka degraduar vendin

Lekaj: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, e ka degraduar vendin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë për degradim të vendit dhe për këtë arsye sipas tij ai duhet të shkojë në shtëpi.

Lekaj tutje ka thënë se AAK e ka përkrahur dialogun me Serbinë, por që që Kurti e ka degraduar.

“Qeveria e Kosovës e ka për obligim të nxjerrë më të mirën nga dialogu”, tha Lekaj në Kanal10.

Sipas tij jemi kthyer mbrapa për 10 vite. “Është për të ardhur keq si ku kemi ardhur që kryetarët e sapo zgjedhur të quhen teknik”.

“Kjo qeveri duhet të lirojë rrugën sepse ka gabuar dhe me dialog e ka treguar fytyren e vërtetë”, tha Lekaj.

Sipas tij Qeveria e Kosovës duhet të këtë kujdes me veprimet në veri duke mos rënë në gracken e Serbisë.

“Është qeveria më e zbehtë që ka pasur Kosova. Kjo qeveri ka dhënë premtime që do të jetë ndryshe dhe krejt kauzen e kanë ndërtu në sharje të 20 viteve. Nuk ka investime strategjike, investime kapitale”, tha Lekaj.

Related Articles