Lekaj: Mihali ndalon RTK-në nga transmetimi i seancës, por nuk arrin të ndalë energinë në Kuvend

Lekaj: Mihali ndalon RTK-në nga transmetimi i seancës, por nuk arrin të ndalë energinë në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar Dejona Mihalin se ka penguar transmetimin e seancës në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ai shprehu habinë se si Mihali nuk ka arritur të ndalë energjinë dhe ngrohjen në Kuvend.

“Dejona sot e ka ndaluar transmetimin në RTK, televizionin publik që financohet nga Kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vertikalisht këtij institucioni. Nuk di se si nuk ka ndaluar energjinë dhe ngrohjen këtu në Kuvend.Mund të bëjnë gjithçka, por uji iu ka hyrë përfund dhe nuk dinë se ku po e dërgojnë,” tha Lekaj, duke e akuzuar Qeverinë për përpjekjet e saj për të kontrolluar informacionin publik, raporton Gazeta Enigma./GazetaEnigma/

Related Articles