Lekaj: Nuk fillon bota me qeverisjen e Kurtit

Lekaj: Nuk fillon bota me qeverisjen e Kurtit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur kritika ndaj qeverisë sa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Jemi vendi i fundit në rajon në raport me vaksinimin…Ekzistojnë 31 milionë euro që janë ndarë nga ish-Qeveria Hoti. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, ata në vend së ta vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, e shtynë nënshkrimin e saj”, ka deklaruar Lekaj në RTV Dukagjini.

Lekaj më tej ka shtuar se Kosova është popull i vogël dhe nuk është ndonjë problem që të vaksinohet në tërësi.

“Ne I kemi pasur rreth 20 mijë vaksina gjithsej, ndërsa Shqipëria në baza ditore vaksinojnë mbi 20 mijë qytetarë”, tha ai duke vijuar me konstatimin se nuk duhet të niset me paragjykimin se çfarëdo që kanë bërë qeveritë paraprake duhet të anulohen.

“Nuk fillon bota me qeverisjen e Kurtit dhe as nuk do të mbarojë. Kurti është dashur të shohë kontratat e nënshkruara nga Qeveria Hoti nëse janë bërë në mënyrë ligjore, e jo të refuzohet nënshkrimi e të dëmtohet shëndeti i qytetarëve”, tha ndër të tjera Pal Lekaj.

Related Articles