Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi ndaj zëvendësministrit të MMPHI-së, Hysen Durmishi, raporton Gazeta Enigma.
Lekaj ka shkruar se Durmishi kishte shpifur dhe fyer atë në një emision telebviziv.
“Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një “grup kriminal”. Janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi”, ka shkruar Lekaj.