Lëndohen katër persona, në aksident komunikacioni në Podujevë

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur pasdite në Podujevë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30,në Rrugën ‘Ali Ajeti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Enigma/

Related Articles