Lëndohen katër persona nga një aksident në Bresje të Fushë Kosovës

Lëndohen katër persona nga një aksident në Bresje të Fushë Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, ku janë lënduar katër persona, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore e trafikut ka dalë në vend-ngjarje. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles