Lëndohet një person, aksidentohen treni dhe vetura në Drenas

Lëndohet një person, aksidentohen treni dhe vetura në Drenas

Një i person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veturë në Baicë të Drenasit.

Këtë për KlanKosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të  Drenasit.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles