Lëndohet një punëtor në verarinë “Stone Castle” në Rahovec

Lëndohet një punëtor në verarinë “Stone Castle” në Rahovec

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Për një rast të lëndimit në vendin e punës që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, tashmë është iniciuar rast.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor (51-vjeçar) në Bodrumin e Verarisë ‘Stone Caste’ në Rahovec” derisa ka qenë duke punuar i ka lënduar dy gishta të dorës, duke pësuar kështu lëndime, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Për pasojë, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Related Articles