Bayer Leverkusen ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë.
“Farmacistët” e mposhtën Bayernin Munchenin, me rezultat minimal 0:1.
Autor i golit ishte Nathan Tella, në minutin e 69-të.
“Bavarezët” nga minuti i 17-të mbeti me një njeri më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Manuel Neuer.
Por, edhe pse me një lojtar më shumë skuadra e Granit Xhakës, nuk arriti të fitonte më bindshëm.
Edhe ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany, pati rastet e veta por që nuk arriti t’i shfrytëzonte.
Xhaka në këtë takim luajti për 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët nga radhët e ekipit të tij.