Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se do të realizojnë ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kudër të planit të aktiviteteve, aktivitet ky i cili do të mbahet më 25-27 tetor të këtij viti.
Me këtë rast, FSK bënë thirrje për mirëkuptimin e qytetarëve gjatë realizimit të këtij aktiviteti që siç njoftojnë ata do të ‘vështirësojë’ komunikacionin lëvizja e personelit dhe teknikës në disa rrugë të Kosovës.
”Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Iron Ëolf” në kudër të planit të aktiviteteve”.
”Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”.
”E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet në deklaratë.