Një 29-vjeçar është arrestuar në Balldre të Lezhës, pasi i njëjti dyshohet se e ka therur me thikë një person.
Bëhet e ditur se konflikti mes dy të rinjve ka filluar për motive të ulëta, raporton TCh.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.