Një grua nga Kosova ka vdekur në Lezhë.
Ajo së bashku me familjen kishte shkuar në Shqipëri për pushime.
Gruaja ka vdekur derisa po transportohej në spital.
Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, kosovarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt.
Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj, raporton Abcnews