Liburn Aliu pritet të emërohet drejtor i Portit të Durrësit?

Liburn Aliu pritet të emërohet drejtor i Portit të Durrësit?

Liburn Aliu, ministri i dorëhequr nga dikasteri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti në detyrë po raportohet se pritet të bëhet me post ministror në Shqipëri.

Mediumi shqiptar VNA.AL raporton me burime se Aliu pritet të emërohet drejtor i Portit të Durrësit.

Sipas këtij mediumi, përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë pozitë është emëruar Kreshnik Bajraktari.

Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti 2, nën kundërshtitë për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar.

Related Articles