Lideri i CDU-së, Merz: Do të bëj gjithçka për të ruajtur marrëdhënien e mirë SHBA-Evropë

Lideri i CDU-së, Merz: Do të bëj gjithçka për të ruajtur marrëdhënien e mirë SHBA-Evropë

Lideri i CDU-së, Friedrich Merz, partia e të cilit ka fituar në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, së fundmi është shprehur se do të bëjë gjithçka për të ruajtur marrëdhënien e mirë mes SHBA-së dhe Evropës.

“Nëse marrëdhëniet transatlantike do të shkatërroheshin do të ishte e dëmshme për Evropën, por do të ishte gjithashtu shumë negative për SHBA-në”, ka thënë Merz, duke folur për politikën e Trump-it “Amerika së pari”, ka thënë Merz.

“Kështu që unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të ruajtur këtë marrëdhënie të mirë transatlantike me të cilën jam njohur”, ka shtuar ai. 

Në një konferencë për media të hënën, Merz është pyetur nëse ai i ka “djegur urat” në një plan për të bërë një marrëveshje me presidentin e SHBA-së Donald Trump pas thirrjeve të tij më herët që Evropa të bëhet e pavarur nga SHBA-ja.

Ai ripërsërit se të gjitha sinjalet që vijnë nga SHBA-ja e bëjnë të qartë se interesi dhe vullneti për t’u angazhuar me Evropën “po pakësohet”. /Gazeta Engima

Related Articles