Liepaja – Gjilani, ja kur zhvillohet ndeshja kthyese

Liepaja – Gjilani, ja kur zhvillohet ndeshja kthyese

Gjilani ka arritur sonte një fitore me shumë vlerë, duke e mposhtur skuadrën e Liepajas, 1 me 0.

Ishte një gol i Albert Dabiqajt që i dha fitoren skuadrës kosovare, pas asistimit fantastik nga Cale.

Përgjithësisht, Gjilani e dominoi ndeshjen, me të drejtuarit e Zekirja Ramadanit që kishin edhe raste të tjera për gol.

Ky është një hap i madh drejt kualifikimit në raundin e dytë në Conference League, por natyrisht që skuadra kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet me 14 korrik, në ora 16:00.

Related Articles