Prindërit e Thaçit udhëtojnë për në Hagë, do ta takojnë pas gati dy vjetësh

Prindërit e Thaçit udhëtojnë për në Hagë, do ta takojnë pas gati dy vjetësh

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë udhëtuar për në Hagë.



Haxhi dhe Hyra Thaçi pritet ta takojnë djalin e tyre nesër, pas gati dy vjetësh.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit.

Syla bëri të ditur se prindërit e Thaçit kanë udhëtuar me makinë për në Tiranë ku nga atje kanë udhëtuar me aeroplan për në Amsterdam.

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ai së bashku me eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Related Articles