Liga e Parë me duele të zjarrta në fundjavë, vëmendja në Klinë

Liga e Parë me duele të zjarrta në fundjavë, vëmendja në Klinë

Në Grupin A ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë në mes Dukagjinit dhe Onix, ndërsa po në këtë ditë zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes Istogut dhe A&N.

Java e 24-të në këtë fundjavë, pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në kuadër të Grupit A dhe B të Ligës së Parë. Në të njëjtin ditë po në Grupin A, zhvillohet edhe dueli i dy ish-skuadrave të Superligës në mes Lirisë dhe Trepçës.

Në Grupin B vëmendjen kryesore do të marrë takimi i dy skuadrave kryeqytetase Flamurtari – 2 Korriku. Ndërkohë javën në këtë grup e mbylli dueli ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vllaznisë së Pozheranit, e cila zhvillohet ditën e hënë.

Orari i ndeshjeve të Ligës së Parë në dy grupet, A dhe B

Java e 24-të

Grupi A

E shtune, 24 prill

Dukagjini – Onix

Istogu – A&N

Liria – Trepça

E dielë, 25 prill

Vëllaznimi – Drenasi

Malisheva – Vushtrria

Grupi B

E shtunë, 24 prill

Dardana – Kika

Ulpiana – KEK-u

Flamurtari – 2 Korriku

E dielë, 25 prill

Vitia – Ferizaji

E Hënë, 26 prill

R-Sadiku – Vllaznia P

Related Articles