Të enjten zhvillohen dy ndeshje të fundit të javës 14-të në Premier League, shkruan Gazeta Enigma.
Në premier League zhvillohen dy takime tejet interesante të enjten: Tottenham Hotspur – Brentford dhe kryendeshja e ditës dhe e xhiros së 14-të, Manchester United – Arsenal, e cila pritet me interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët e të dy skuadrave.
Kjo pasi Arsenali është në pjesën e sipërme të tabelës, gjegjësisht në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Mancheter United mbanë vetëm pozitën e 10-të me 18 pikë.
Skuadra e udhëhequr nga Cristinao Ronaldo në ofansivë, i cili pritet të inkuadrohet nga fillimi, me fitore eventuale do të arrinte kuotën e 21 pikëve dhe do të ngritej me automatizëm për pesë pozita më lartë në tabelë, saktësisht në pozitën e 6-të, njëherit do të hynte në konkurrencë të drejtpërdrejtë për njërën nga pesë pozitat që e mbanë në hap për gara ndërkombëtare në edicionin e ardhshëm. /Gazeta Enigma/