Fundjava do të sjellë ndeshje shumë interesante në Ligën Unike, ku zhvillohet xhiro e dytë.
Sfida e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Rahovecit dhe Teutës. Vreshtarët pësuan në xhiron e parë nga Tirana, kurse durrsakët pësuan humbje nga Peja. Rahovecasit kanë bërë disa përforcime në ditët e fundit dhe shpresojnë të fillojnë me rezultate pozitive, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.
Përballja e dytë do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave nga Shqipëria, Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kamza në javën e parë mundi Prizrenin 16, kurse Vllaznia pësoi humbje nga Golden Eagle Ylli. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante.
Dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjetYllit dhe Pejës, apo kampionit dhe nënkampionit të Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Theranda gjithashtu është kampion i Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat që e filluan me fitore kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj përballja do të jetë shumë interesante.
Në përballjen e fundit do të ndeshen Tirana Neptun dhe Prizreni 16. Skuadra kryeqytetase fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës. Kryeqytetasit në xhiron e parë mundën Rahovecin, kurse prizrenasit pësuan nga Kamza.
Liga Unike – Xhiro 2
E shtunë
17:00 Rahoveci – Teuta
19:00 Kamza – Vllaznia
E diel
17:00 Ylli – Peja
19:00 Tirana Neptun – Prizreni 16. /Gazeta “Enigma”/