BKT Superliga, java e 12-të, këtë të shtune tri ndeshje, derbi i javës Prishtina – Drenica

BKT Superliga, java e 12-të, këtë të shtune tri ndeshje, derbi i javës Prishtina – Drenica

Superliga e Kosovës nga java në javë po bëhet gjithnjë më interesante e më konkurruese.

Skuadrat pretendente për kreun e tabelës tashmë kanë filluar të bëjnë dallimin, ndërsa luftë e madhe është duke u zhvilluar edhe në mes të ekipeve që synojnë mesin e artë të tabelës, të cilat synim parësorë kanë shkëputjen nga fundi për ta pritur rrjedhën e edicionit sa më të qetë në pranverë.

Padyshim se njëra nga ndeshjet më interesante këtë javë pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, në mes të Prishtinës vendëse dhe liderit në tabelë, Drenicës.

Takimi që zhvilloihet në Gjilan në mes të Dritës dhe Malishevës, pritet të jetë njëra nga sfidat e radhës të vendësve, të cilët konsiderohen favorite për epilogun përfundimtar, dhe rrjedhën e e mëtejme të edicionit.

Ferronikeli – Llapi, është takimi I radhës që zhvillohet të shtunësn, I cili mbase mund të prodhoj një ndeshje interesante pasi të dy skuadrat kanë adutet e tyre: Nikli pretendon të dëshmoj rikthimin e formës, kurse Llapi rikthimin e rrejdhës positive që kishte paraprakisht tri xhiro me radhë, por që i hasi “shara në gozhdë” javën e shkuar ndaj Drites si vendëse.

Dukagjini – Gjilani gjithashtu pritet të jetë një ndeshje tejet e rëdnësishme për të dy skuadrat, ndërsa për një nuacnë skuadra e strategut Munishi logaritet favorite, së paku në letër. Megjithatë skuadra vendëse aspak nuk do të jetë inferiore dhe nuk do të qëndrojë duarkryqë në stadiumin “e nxehtë” para publikut të saj flaktë të shtunën.

Edhe ndeshja Ulpiana – Ballkani mund të prodhojë epilog të papritur, pavarsisht se lojtarët dhe ekipi i Bekim Isufit (Ballkani) kanë përparsitë e tyre që i bëjnë të logariten favorite për epilogun përfundimtar, por për një gjë të tillë duhet pritur deri në vërshëllimën e fundit të gjyqatarit.

BKT Superliga – Jave e 12-të

E shtunë, 30 tetor

Drita – Malisheva

Feronikeli – Llapi

Dukagjini – Gjilani

E diel, 31 tetor

Prishtina – Drenica

Ulpiana – Ballkani, /Gazeta “Enigma”/

Related Articles