“Ligji për KPM-në është anti-evropian – ditë e zezë për lirinë e shprehjes”

“Ligji për KPM-në është anti-evropian – ditë e zezë për lirinë e shprehjes”

Kuvendi i Kosovë miratoi sot me 61 vota për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Flutura Kusari, juriste e mediave, tha se ky projektligj është “anti-evropian” për KPM-në.

“Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, deklaroi Kusari në Facebook.

Një ditë më parë, ajo tha se votimi eventual i këtij ligji “do të jetë një grusht i fortë i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar lirisë dhe pluralizmit të medias”.

“Përbërja e projektligjit është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian për lirinë e medias. Projektligji është kundërshtuar nga secila organizatë ndërkombëtare që merret me lirinë e medias”, u shpreh Kusari.

Related Articles