Lila: Koha për një trajner shqiptar në kombëtare, pse të mos jetë Ilir Daja

Lila: Koha për një trajner shqiptar në kombëtare, pse të mos jetë Ilir Daja

Ish-futbollisti Andi Lila duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se ka ardhur koha për një trajner shqiptar në kombëtare, duke veçuar Ilir Dajën.

Megjithatë Lila thekson se duhet parë edhe ana tjetër e medaljes, ku një trajner shqiptar do të paragjykohej pasi Shqipëria është një vend i vogël ku të gjithë janë kushërinj me njëri-tjetrin.

I pyetur nëse e mendon veten si trajner, Lila u përgjigj: “Akoma s’jam i bindur”.

Teksa iu kërkua një vlerësim për trajnerin Edi Reja, ish-lojtari i kombëtares u shpreh se ai ka gabuar në anën teknike.

“Në vlerësimin tim ekipi kombëtar erdhi pas një periudhë të artë Euro 2016. Në futboll kurbat ngrihen dhe ulen. Më vonë erdhi Panuçi, një trajner pa eksperiencë, që në vlerësimin tim nuk bëri mirë me ekipin kombëtar, pavarësisht se u mundua. Kishte një rënie. Edi Reja ishte një trajner me shumë eksperiencë, mbi 1000 ndeshje. E vlerësova nga eksperienca. Seleksioni disa lojtar mjaft të mirë, që nuk i kemi pasur. Por nga ana tjetër, në grumbullimin e fundit nuk kishte asnjë grumbullim nga kampionati shqiptar. Në anën teknike ka dështuar sepse ka përdorur gjithmonë skemën 3-5-3 apo 4-4-4 në formë rombi. Të gjitha golat na kanë ardhur me krosa nga krahët, aty ka qenë pika e dobët. Elseid Hysaj është kritikuar shumë, por ka luajtur në Champions League. Balliu po shkëlqen në Spanjë. Skema e De Biazit ishte tjetër. Në ndeshjen me Izraelin dhe Islandën u sulmua nga krahët aty ku erdhën edhe golat. Trajneri duhet të përshtasë futbollistët në pozicione të ndryshme”.

Pyetjes nëse një ditë mund të bëhesh trajner, Lila iu përgjigj:

Keep Watching
“Ndoshta në të ardhmen nuk i dihet. Kurrë mos thuaj kurrë. Akoma s’jam i bindur, por me modesti e them që mund të bëhem një nga trajnerët më të mirë”.

Lila vlerësoi Brojën për klasin e lartë, por vuri në dukje se forca e Shqipërisë është te grupi dhe jo te yjet.

“Është një futbollist me një kualitet i një klasi të lartë që s’e kemi pasur. Në fund Shqipëria s’do ketë kurrë një Mesi, një Ronaldo. Ne duhet që xhevahiret t’i përshtasim me skuadrën dhe ylli i vetëm i Shqipërisë duhet të jetë grupi. Broja ka një hap të tmerrshëm, ka një gjuajtje diagonale. Është një lojtar që do bëjë mirë. Ne kemi një yll në atë skuadër. Kemi Asllanin që në ndeshjen me Izraelin e vendosi në pozicion të gabuar. Nëse Reja nuk e ka grumbulluar Asllanin sepse ia ka kërkuar Interi, duhet të marrë çantën dhe duhet të ikë”.

I pyetur nëse është koha për një trajner shqiptar, Lila u shpreh:

“Në vlerësimin tim ka dy anë medaljeje. Ana a e parë, jam i bindur që ka ardhur koha për një trajner shqiptar. Kemi disa trajner që mund ta drejtojnë skuadrën kombëtare. Ana tjetër e medaljes është që jemi vend i vogël, jemi të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin edhe problematika që mund të ketë paragjykime. Nëse kemi kështu problematikash fryma e grupit do prishet.

Edhe ne duhet që një trajner ta kishim përgatitur, ose e kemi përgatitur. Alban Bushi ka vite që është trajner i 21-vjecarëve, pra nëse këtij trajnerit nga Izraeli iu dha mundësia pse të mos i jepet edhe këtij. Një trajner tjetër është Ilir Daja, që e njoh që nga fëmijëria. Do kisha preferuar shumë që Ilir Dajën ta shikoja në krye të stolit kuqezi sepse ka treguar vlera, jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare. Mirel Josa është një emër. Ka një CV shumë të pasur. Orges Shehi, një trajner i ri, e njeh mjaft mirë ekipin kombëtar. Ka një mprehtësi në leximin e lojës. Arjan Bellaj. Besnik Hasi”, perfundoi ish lojtari i Kombetares.

Related Articles