Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ppara seancës së sotme ka theksuar se nevojitet një marrëveshje politike para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
“Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i Kuvendit dhe të Qeverisë, si në të kaluarën, e gjithmonë, vështirë do të bëhet pa një marrëveshje politike, të koalicionit i cili e përcakton, e definon dhe e vendos shumicën parlamentare – dhe ajo shumicë e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë dhe qeveris me vendin sipas mandatit ligjor të dhënë nga qyetarët e Kosovës dhe sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.
Ai tutje theksoi se “Shpresoj e besoj, atë që qe një kohë jam duke e thënë, njerëzit ta kuprojnë: kjo është rruga që ndërtohen institucionet, kjo është rruga që bëhet politika kudo në botë, kështu është bërë në Kosovë deri më tani. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se me u futë në Kuvend, dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve, prej kryetarit të Kuvendit deri në qeveri. Dhe po pres, dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë sepse ky është interesi i vendit tonë, i Kosovës”.
“Pasi të kryhet seanca, jam i gatshëm t’i zgjerojë bisedimet”.