Limaj flet për intervistën e Thaçit: Ai foli shumë, kush e kupton – e kupton

Limaj flet për intervistën e Thaçit: Ai foli shumë, kush e kupton – e kupton

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka komentuar intervistën e Hashim Thaçit, teksa shtoi se në situatën e krijuar “Kosovës po i mungojnë njerëzit që e dinë çka është politika”, raporton Gazeta Enigma.

“Komunikimi i presidentit pas sa viteve, për mu e për shumë në Kosovë, për çdo çlirimtar, ka qenë si me thënë, shprehje, një përmallim, me dëgju fjalët e një njeriu që është themel i krijimit të shtetit të Kosovës. Mesazhet kanë qenë të jashtëzakonshme. Mesazhe që njerëzit besoj e shpresoj, të kuptohen drejtë. Mbramë e kam përcjellë me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që ai ka bërë, e ne kemi qenë bashkë. Të një mallëngjimi e trishtimi se ai bashkë me të tjerët që janë atje, kanë qenë dasht të shkojnë në forume ndërkombëtare të shpërblehen, e jo të gjykohen për kontributin”, tha Limaj.

Ai me emocione foli për fjalët e Thaçit. “Përmallim me dëgju mesazhet e tij, më ka kthy edhe në shumë episode të kaluara që kam pasur fatin bashkë me të të marim pjesë në ndërtimin e këtij shtetit. Ka folur shumë, por kush e kupton. Më emocionuese është se liderët janë të përkohshëm, Kosova është e përjetshme. Po na mungojnë ata zëra që e dinë çka është politika, politika nuk është inat. Nuk janë fjalët e pista.Politiak është qytetari, jo me fy një njeri, mesazhe bashkëpunimi”, ka thënë Limaj.

Related Articles