Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka konfirmuar raportimet e mediave se është takuar së fundmi me homologun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun, raporton Gazeta Enigma.
Ai madje takimin e ka quajtur “jashtëzakonisht të mirë”, teksa ka theksuar se “do të takohemi sërish”.
“Po jemi takuar, kemi pas takim shumë të mirë. Kemi pasur tema që e preukupojnë Kosovën, angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry”, tha Limaj.
“Do të vazhdojmë të takohemi, kjo është rruga që duhet të ndiqet”. / Gazeta Enigma.
Limaj i kënaqur me takimin me Abdixhikun: Do të takohemi prapë
