Limaj në Vushtrri: Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë dhe projekte të vështira

Limaj në Vushtrri: Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë dhe projekte të vështira

Fatmir Limaj, kryetar i e Nismës Socialdemokrate, nga tubimi i zhvilluar në Vushtrri si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka deklaruar se ky qytet është në ‘‘mbështetje të Kosovës fituese, veçVepra’’.

I njëjti ka thënë edhe se dashuria për vendin matet me vepra konkrete, e jo me fjalë të thëna në ajër, dhe se duhen projekte e jo zhurma e britmat.

Postimi i plotë:

Vushtrria në mbështetje të Kosovës fituese, veçVEPRA!

Dashuria për vendin nuk matet me fjalë të thëna në ajër, por me vepra konkrete. Nuk mjaftojnë zhurma dhe britmat, por duhen projekte të mëdha, që e ndërtojnë të ardhmen.

Ata që premtuan ulje të çmimit të shportës familjare dhe reduktimin e çmimit të energjisë elektrike, nuk kanë arritur asnjë rezultat konkret. Ata nuk kanë sjellë ndryshim të vërtetë. Ndërkohë, me koalicionin për një Kosovë fituese, do të kemi siguri më shumë, një ekonomi stabile dhe një arsim cilësor, i cili është bazë për zhvillim afatgjatë.

Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë të vështira dhe për projekte që do të ndihmojnë çdo qytetar të Kosovës, vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Related Articles