Limaj për takimin Kurti-Krasniqi: Puç institucional, u takuan për kalkulime personale

Limaj për takimin Kurti-Krasniqi: Puç institucional, u takuan për kalkulime personale

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Memli Krasniqin, në lidhje me takimin mes tyre ku ndër të tjera diskutuan edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Limaj e ka quajtur “puç institucional” veprimin duke thënë se takimi kishte si qëllim “kalkulimet e tyre personale”.

“Është e parend. Ka hy aty ku nuk duhet. Me fol me gjuhën e kryeministrit Kurti sa ka qenë në Opozitë, nga kafet nuk shkarkohet parlamenti, nga skutat nuk deformohet vullneti i qytetarëve”, tha Limaj në Klan Kosovë.

“Ky veprim është puç institucional ku dy njerëz mblidhen atje dhe për kalkulimet e tyre personale marrin vendime për diçka që atyre s’ju takon. Kush janë ata me marrë vendim me shpërnda parlamentin”.

Related Articles