Limaj: Qytetarët e Prishtinës me 9 shkurt e kanë mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese

Limaj: Qytetarët e Prishtinës me 9 shkurt e kanë mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese

Lideri i Nisma’s, Fatmir Limaj është takuar sot me shtabin zgjedhor të kësaj partie në Prishtinë.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se qytetarët e Prishtinës sot më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike të cilat përmes mashtrimit shton se kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve dhe kryeqytetin e kanë lënë në bllokadë totale.

“Më shumë se kurrë kemi nevojë për rikthimin e votuesit racional që e bënë krahasimin dhe dallimin përmes veprave të ofruara, e jo përrallave boshe.

Hyrje-daljet e Prishtinës, rrethrrotullimi i madh, zgjerimi i rrugës drejt airoportit dhe Lipjanit, kyqjet e unazes se jashtme, mbesin projektet qendrore të Prishtinës së pasluftes, projekte këto të realizuara nga ne.

Andaj, qytetaret e Prishtinës me 9 Shkurt e ka mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese !”, tha Limaj.

Related Articles