Sky Sport ka njoftuar se mefushori i Manchester United nuk pritet që të largohet gjatë këtij dimri.
Sipas tyre, kjo do të ndodh për shkak se lojtarit i skadon kontrata gjatë muajve të verës.
“Më shumë mundësi të qëndrojë në United deri në verë kur i skadon kontratat për shkak se nëse e bën këtë ai do të jetë lojtar i lirë dhe do të këtë më shumë zgjidhje se ku të kalojë pjesën tjetër të karrierë, në Europë apo në Premier Ligë, pasi që edhe klube të Premier Ligës janë të interesuar për të”, ka thënë gazetari i Sky Sports Sharmesh Sheth.
Lingard pati një sukses sa ishte i huazuar në West Ham dhe kjo bëri që ai të kthehet në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që ishte në planet e tij, por ai dështoi që ti tregonte vlerat e tij.
Ai nuk po gjen rehati as me trajnerin e ri, Ralf Rangnick pasi që nuk ka startuar në asnjë ndeshje dhe ka luajtur vetëm 11 minuta nën drejtimin e tij.
Është përfolur që United po dëshiron ta shesë atë në West Ham, për të gjeneruar financa por duket se nuk do të ndodh kjo pasi që West Ham tashmë konsiderohet njëra ndër skuadrat rivale për të përfunduar në top katërshe në Premier Ligë.