Lipjan: Policia sekuestron aparatura të kriptovalutave

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin për gjetjen dhe sekuestrimin e aparateve për prodhimin e kriptovalutave, shkruan ‘Gazeta Enigma’.

Këtë të hënë cak nga Policia e Kosovës ka qenë komuna e Lipjanit, më konkretisht fshati Dobrajë.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

“Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit, ku janë ftuar edhe zyrtarët doganorë, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin, thuhet në komunikatën e lëshuar për media”./Gazeta Enigma/

Related Articles