Shtatë persona janë rrahur në Lipjan dje, ndërkohë që dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e përdorimit të thikës gjatë përleshjes.
Ata janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor për lëndimet e tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Autoritetet po hetojnë rastin dhe ende nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me motivet e përleshjes ose identitetin e personave të përfshirë.
Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë.
“Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/