Kampionati i ri në Ligën e Parë do të nis pak më shumë se tri javë. Shumë klube janë riorganizuar dhe tashmë ka kohë që kanë filluar edhe stërvitjet, por kjo nuk po ndodh me Lirinë.
jo e fundit tash e sa kohë ka mbet pa trajner dhe për pasojë disa lojtarë po stërviten vet. Mësohet nga burimet brenda klubit se shkaku i problemeve financiare tashmë disa prej futbollistëve nuk po dalin në ushtrime gjersa tashmë portieri Armend Ruxhi dhe Roni Gashi janë larguar nga klubi.
Gjithashtu edhe lojtarët e huaj janë liruar me të përfunduar sezoni i kaluar. Mësohet se klubi po kërkon pronar privat, por që deri më tani asnjë investitor nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. Madje ka pasur një kuvend pune para më shumë se 1 muaji, ku është debatuar pikërisht për të ardhmen e skuadrës, porse klubi akoma mbetet pa status të definuar qartë, përkundër thirrjes publike për të kaluar në një status të pranueshëm për të gjithë, si një lloj partneriteti publiko-privat.
Ndryshe, sezona 2021/22 do të startojë më 28 gusht, ku në grupin A me klubin prizrenas bëjnë gara edhe klubet me renome Vëllaznimi, Trepça, Trepça ’89 dhe Besa.