Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë Malajzinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës

Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë Malajzinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi është ftuar që të përfaqësojë kombëtaren e Malajzisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përzgjedhësi i kombëtares së Malajzisë, Tan Cheng Hoe, e ka zbuluar të hënën listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të raundit të dytë kualifikues për Kupën e Botës, nga regjioni i kontinentit të Azisë.

Krasniqi pasi që nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, ai mund të luaj për kombëtaren e Malajzisë, që së fundmi është pajisur edhe me pasaportë të këtij vendi, ku luajti futboll për pesë vjet. 29-vjeçari nga Vitia, pritet të grumbullohet me përfaqësuesen aziatike më 20 maj në Dubai.

Ndërsa Malajzia më 3 qershor do të ndeshet me Emiratet e Bashkuara Arabe në Dubai, derisa katër ditë më von po në Dubai o të përballet me Vietnamin. Kurse këtë raund të dytë, tani më përfaqësuesja e Liridonit, do ta mbyllë me Tajlandën më 15 qershor në Dubai. Ndërsa, theksojmë që Krasniqi aktualisht është pjesë e ekipit Newcastle Jets në kampionatin Australian, Albanianpost.com

Related Articles