Gazetari Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus”, ka thënë se Nexhmedin Spahiu nuk ka fare doktoratë në Shkenca Politike, edhe pse ai pretendon se ka.
Mehmetaj i solli disa fakte, ku, sipas tij, thuhet se vetë Spahiu e pranon që nuk ka doktoraturë, edhe pse para disa javësh kishte thënë se ka.
“Ky nuk ka doktoraturë, që tha e ka në Budapest në 99-tën. Kjo është CV-ja e tij… ky vetë po thotë që nuk ka doktoraturë, është me master. Kur nuk ke doktoraturë dhe punime shkencore, e ke të pamundur me ushtru profesionin e profesorit unvierstar, sepse nuk ke thirrje akademike”, tha ai.
Mehmetaj tha se ka kërkuar në platformën Scopus dhe nuk ka gjetur asnjë të dhënë për doktoratën apo punimin shkencor të Nexhmedin Spahiut.
“Kam kërku në të njëjtën plaformë për Nexhmedin Spahiu. Në Scoopus, nuk ka të dhëna për Nexhmedin Spahiun”.
Tutje, sipas Mehmetajt, Spahiu ka gënjyer edhe për shtëpinë botuese për librin e tij.
“Ky ka shku në Dukagjin ka thënë se e kam shtëpi botuese Central Europian University. Ti mundesh me pasë doktoraturë, por s’dmth që publikohet. Universitetet kanë shtëpi botuese, ata vendosin nëse duan ta publikojnë por me modifikime. Kjo është libra, e ka marrë logon e Central Europan University. Nëse kish qenë publikues i këtij libri, kur e kisha kërku, e kish qit librin, zero është kur bën kërkim për Nexhmedin Spahiun. Nuk e ka publiku asnjë libër të tij. E ka falsifiku logon e universitetit, është mashtrim ndaj konsumatorit… kjo është rrenë”, tha ai.
Mehmetaj tutje tha se Spahiun e kanë larguar edhe nga UP-ja, për shkak se nuk ka pasur thirrje akademike për të dhënë mësim. Sipas tij, Enver Hasani e ka larguar Spahiun nga puna për këtë arsye.