Ish-ministri i Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq, është liruar nga të gjitha akuzat.
Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja Antigona Uka-Lutfiu.
Todosijeviq ishte dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Ai e kishte cilësuar trillim Masakrën e Reçakut.