Musliu i reagon Kurtit: Tap Radojçiçi, tap bajraku – ka tërheqje, ka zgjedhje të reja të turpshme

Musliu i reagon Kurtit: Tap Radojçiçi, tap bajraku – ka tërheqje, ka zgjedhje të reja të turpshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, për marrëveshjen me BE-në për deeskalim të situatës në veri.

Ajo ka thënë se të gjitha fjalët se nuk bëjnë marrëveshje, nuk tërhiqen, nuk e pyesin KFOR-in e as dëgjojnë ambasadat ranë dhe se tani u lëshua bajraku për shkak të Radojçiçit.

Ajo ka thënë se tani ka marrëveshje, ka tërheqje, ka zgjedhje të reja në veri por të turpshme.

Postimi i saj i plotë:

S’ka terheqje të Policise.

S’ka zgjedhje te reja.

Se pyesim KFOR-in.

Se pyesim Nato-n.

Si ngojme Ambasadat.

Se ngojme Edi Ramen.

Kosova është shtet i pavarur.

S’ka marreveshje.

Tap Radojçiqi, Tap Bajraku!

Ka marrveshje, ka terheqje, ka zgjedhje te reja ne veri, ama te turpshme!

Related Articles