Prince Valentino Corleone është plagosur sot në orët e para të mëngjesit. Për plagosjen e tij si e dyshuar është arrestuar Anita Syla, me të cilën Corleone bashkëjeton prej vitesh.
Për shkak të plagës së marrë, Corleone është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.
Këtë për Express e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.
Ai tha se Corleone ka qenë i plagosur në këmbën e djathtë.
Motivet që çuan deri te plagosja e Corleones mbeten të panjohura momentalisht, ndërsa rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.
Për të dyshuarën, prokuroria në Gjilan pritet të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.