Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud nuk janë përfshirë në listën e skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotme kundër Juventusit, ndërsa Mike Maignan është në dispozicion.
Sipas La Gazzetta dello Sport, portieri francez nuk është plotësisht në formë për shkak të një problemi me dorën e tij.
Ish-portieri i Lille mori një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes së Milanit kundër Liverpoolit në Anfield Road në fillim të kësaj jave, por ai është përfshirë në skuadrën që udhëton për në Torino.
Tiemoue Bakayoko, Rade Krunic dhe Davide Calabria janë gjithashtu jashtë fushe për shkak të lëndimeve.
Ante Rebic do të jetë sulmuesi i vetëm i Milanit në Allianz Stadium sonte me Alexis Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Rafael Leao pas tij.
Andrea Conti gjithashtu i bashkohet skuadrës në Torino pavarësisht se nuk ishte pjesë e planeve të Pioli këtë sezon. Mbrojtësi i djathtë italian kaloi pjesën e dytë të sezonit 2020-21 në huazim në Parma.
Lista e skuadrës së Milanit për ndeshjen kundër Juventusit:
Portierët: Jungdal, Maignan, Tatarusanu
Mbrojtësit: Ballo-Touré, Conti, Florenzi, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori
Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Diaz, Kessie, Saelemaekers, Tonali
Sulmues: Leao, Maldini, Pellegri, Rebic