Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përsëritur kërkesat që sipas tij duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të ndërpriten protestat në veri.
Duke folur para gazetarëve, Rakiq i ka ndarë kërkesat në dy faza ku faza e parë sipas tij është tërheqja e policisë nga komunat e veriut, lirimi i të gjithë të arrestuarve nga protestat, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të mos shkojnë në objektet komunale.
Ndërsa faza e dytë sipas tyre është tërheqja e njësitë speciale nga veriu i Kosovës, formimi i Asociacioni si dhe ndërprerja e procedurave gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarve, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e protestës.
Ai nuk ka dashur të flas për zhvillimet e djeshme ku ndërkombëtarët kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, duke thënë se zyrtarisht nuk kanë asnjë përgjigje