Lista Srpska përpiqet të negociojë me KFOR-in amerikan në Leposaviq

Lista Srpska përpiqet të negociojë me KFOR-in amerikan në Leposaviq

Përfaqësuesit e Listës Serbe po përpiqen të negociojnë me KFOR-in amerikan, në Leposaviq.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen në tri komunat veriore, ku po vazhdojnë protestat për të tretën ditë.

Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”.

Policia ka thënë se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.

Lidhur me rastet e djeshme, Policia ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Related Articles