Gjiganti i Premierligës dhe mesfushori anglez nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Nuk mungon interesimi i klubeve për përfaqësuesin anglez
Liverpooli nuk ka arritur ende marrëveshje me Jordan Hendersonin për vazhdimin eventual të kontratës. Kapiteni i “Reds” ka kontratë deri në vitin 2023. Mediumi britanik “The Athletic” raporton se e ardhmja e mesfushorit kualitativ për momentin ka mbetur pezull, përcjell “Gazeta Express”.
Ndërkohë, spekulohet se interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur klubet si Paris Saint-Germain e Atletico Madrid. Këto dy klube janë duke e përcjellë me kujdes situatën e Hendersonit. Ai ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm i Liverpoolit në vitet e fundit.