Liverpool – Man City, formacionet e mundshme për finalen e Community Shield

Liverpool – Man City, formacionet e mundshme për finalen e Community Shield

Liverpool dhe Manchester City synojnë që nisin sezonin e ri me trofe.

Këto dy skuadra do të takohen këtë të shtunë në finalen e Community Shield, të njohur edhe si Kupa e Ligës

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “King Power Stadium”.

Kujtojmë se në sezonin e fundit Manchester City e fitoi titullin e kampionit në Premierligë, kurse Liverpooli triumfoi në Kupën FA.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante, e kështu pritet të jetë edhe sot.

Madje, përforcimet e verës pritet ta bëjnë edhe më interesant përballjen – Erling Haaland e Darwin Nuneze pritet që të luajnë.

Pep Guardiola pritet që të luajë nga fillimi me norvegjezin, kurse uruguaiani pritet ta nis ndeshjen nga banka rezervë – por që mund të aktivizohet më vonë nga Jurgen Klopp.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Firmino, Diaz.

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Grealish.

Related Articles