Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Shrewsburyt, kalon në rrethin tjetër të FA Cup

Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Shrewsburyt, kalon në rrethin tjetër të FA Cup

Liverpooli ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, pasi ka eliminuar Shrewsbury Town me rezultat 4-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, duke shënuar pas vetëm 27 minutash lojë me anë të Daniel Udoh që u asistua nga Nathaniel Ogbeta.

Por, The Reds i barazuan shumë shpejtë shifrat në 1-1 me anë të Kaide Gordon (34’), që u asistua prej Conor Bradley.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Liverpooli fitoi një penallti, të cilën në minutën e 44-të në gol e konvertoi Fabinho.

Në 45 minutat e dytë, vendasit sërish dominuan, për ta realizuar edhe golin e tretë, tani me anë të Roberto Firminos (78’), që pranoi një asistim nga Ibrahima Konate.

Related Articles