Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Leicesterit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.
Sulmuesi portugez Diogo Jota shënoi për 1-0 në minutën e 34-të.
Për 2-0 shënoi përsëri Diogo Jota në minutën e 87-të pas asistimit të Joel Matip.
Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 51 pikë, 9 pikë më pak se Manchester City që gjendet në vendin e parë.
Kurse, Leicesteri pozicionohet në vendin e 12-të me 26 pikë.
???????????? ???????? ????????????????????, ????????????????! pic.twitter.com/LcwXvCQSCi— Liverpool FC (@LFC) February 10, 2022