Liverpooli siç duket është dorëzuar për sulmuesin e tyre Sadio Mane I cili pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Bayern Munich.
Gazetari Italian i sportit, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Liverpooli ka pranuar ofertën e Bayernit për për 30 – vjeçarin Sadio Mane.
Mane do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me Bayernin që e mbanë deri në vitin 2025 në ‘Alianz Arena’.
Kujtojmë që Mane konsiderohet si një legjendë e klubit pasi iu bashkua në vitin 2016 duke qëndruar për gjashtë vite te nënkampionët anglez./GAZETA ENIGMA/